Katër persona janë ndaluar, ndërsa një tjetër  u procedua penalisht pasi sillnin makina kontrabandë. Më pas këta persona, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore, i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi pa kryer asnjë procedurë doganore. Një veprim ky që i ka kushtuar shtetit 8 mln lekë.

“Këta shtetas në kohë të ndryshme kanë futur në Republikën e Shqipërisë automjete të tipeve/llojeve të ndryshme si Mercedes, Audi dhe Volksëagen dhe më pas me qëllim shmagien e detyrimeve doganore i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi duke mos kryer asnjë procedurë doganore”, sqaron Drejtoria e Doganave.

Në njoftim thuhet gjithashtu se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe shtetas të huaj.

Hetimet vazhdojnë edhe për përfshirjen e personave apo strukturave të tjera të Administratës shtetërore. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re