Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Dy persona janë proceduar penalisht, pasi po transportonin me fugon mallra të padeklaruara me vlerë 100 mijë lekë të rinj.

 

Gjatë kontrollit në aksin Rrëshen-Milot, policia ka gjetur sasi të konsiderushme produktesh pa kupon tatimor. Dyshohet se malli kishte si destinacion final Tiranën.

 

“Strukturat hetimore të DVP Lezhë, si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për 2 raste të transportimit të sasive të konsiderueshme të mallrave dhe produkteve të pashoqëruara me faturat përkatëse me qëllim shitjen e tyre në Tiranë, në aksin rrugor “Rrëshen – Milot”, konkretisht në Skuraj, Milot, kanë ndaluar për kontroll 2 automjete (furgonë) që drejtoheshin nga shtetasit I. Sh. dhe V. D”, thuhet në njoftim.

 

Dy personat e ndaluar akuzohen për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re