Policia e Durrësit ka ndaluar këtë të mërkurë dy persona nga Durrësi e Shijaku, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë, drejtësia italiane ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale te vrasjes dhe “trafikimit te narkotikëve”.
 
Gëzim Aleksi 41 vjeç dhe Dashamir Hersi 48 vjeç kishin me shume se 15 vjet qe i shpëtonin dënimit. Ata u ndaluan gjatë operacionit “Vjeshtë 2017”. Gëzim Aleksi, akuzohet për vrasje, ndërsa Dashamir Hersi, për “trafik droge”. Të ndaluarit  ishin shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tiranë gjatë muajit tetor të këtij viti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re