Në mesin e shumë personave të ndaluar nga policia këtë të shtunë në Durrës mbi hetimet për viktimat e termetit të 26 nëntorit, janë edhe pronaret e “Vila Palma”.

Arben Qato dhe gruaja e tij Dëshira Qato kishin ndërtuar vetë vilën në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”.

Ky hotel kishte dy kate shtesë, nga 6 kate që kishte marrë lejen nga ish-komuna e Rrashbullit.

Objekti është kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato.

Pas ndërtimit të 6 kateve, janë bërë edhe dy katë shtesë që mund të ketë ndikuar jo pak edhe në shembjen tragjike të objektit.

Nga shembja e”Vila Palma” humbi jetën babai I pronarit të hotelit,  Sadik Qato, ndërsa Klajdi Qato, djali I Arben Qatos u nxorre pas 17 orësh kërkimi nën rrënoja.

Duhet theksuar se sipas burimeve të Vizion Plus, në fundjaven para të binte tërmeti I fortë ( në datat 223 dhe 24 nentor), ky hotel ka qënë plot me turiste të huaj  , cka mund të kishte sjell një tragjedi të vërtete në këtë godinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re