Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur që të pezullojë të gjitha takimet e familjarëve me të burgosurit dhe të paraburgosurit.

Vendimi ka ardhur në kuadër të masave kundër koronavirusit, ndërsa mësohet se gjatë periudhës së pezullimit, burgjet do të furnizojnë nga ana e tyre të burgosurit me ushqime dhe produkte të tjera të nevojshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re