Eksperti Ndriçim Mehmeti ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku ka folur më lidhje me gjendjen e arsimit në vend. Ai foli në lidhje me rastin e një mësuesi në Berat, i cili edhe pse ishte dënuar për pedofili ishte rikthyer sërish në sistem.

Në lidhje me reagimin e ministres Evis Kushi, Mehmeti tha se ai ishte i njëjtë me një drejtuese OJF-je dhe jo të një drejtuese ministrie që duhet të gjejë dhe përgjegjësit.

Eksperti i arsimit tha se duhet të ndalohen që të jenë mësues, dhe persona që janë dënuar për krime të tjera përveç atyre që kanë të bëjnë me pedofilinë apo ngacmimet seksuale.

Ai zbuloi dhe një rast të ngjashëm në zonën e Librazhdit, ku një drejtor shkolle ka ngacmuar një vajzë të klasës s ë 8-të, dhe qëndron ende si mësues në një fshat të afërt, edhe pse prindërit e kishin denoncuar rastin te deputeti i zonës me inicialet T.B.

“Mësuesi është në sistem akoma (rasti i Beratit), do marri lekët prapë, sa kohë që ministria nuk ka ngritur një grup pune, nuk ka asnjë nisje të hetimeve nga prokuroria, qoftë edhe kryesisht. Në sistemin arsimor ka të dënuar ose falsifikatorë, mund të kemi në sistem përveç përdhunuesve, edhe persona që kanë ushtruar dhunë në familje.

Po ata që janë të dënuar nga gjykatat e huaja për trafik droge dhe prostitucion e janë sot mësues? Po për rrahje lejohet që të jesh mësues? Pra ka një sërë krimesh që ti nuk duhet të jesh mësues për etikë, për moral dhe për faktin që ke të bësh me nxënës. Ishin prindërit ata që e denoncuan rastin e mësuesit në Berat.

Dënoj me forcë vendimin e drejtoreshës për të larguar nga shkolla djalin e mësuesit, pasi nuk është faji i tij për veprimet që ka kryer i ati. Ministrja doli dhe foli sikur të ishte OJF, ai është rikthyer në punë, e njeh shumë mirë drejtori i Arsimit Parauniversitar që është nga Berati, duhet të kenë listat, e ka njohur drejtuesi i ZVA atje, e ka njohur dhe një komshim një zinxhir njerëzish që e njihnin këtë person. Ai zotëria tha se atje ”kishte gjetur një garumbull” me nxënës, nuk e di se ku e kishte gjetur këtë fjalë.

A ka mundësi që dikush të shkarkohet nga puna për këtë që ka ndodhur, ja tek e ke një rast tjetër. Një mësues ka ardhur nga Greqia dhe është zgjedhur drejtor shkolle në Librazhd, në Dragostunjë. Ky drejtor ka ngacmuar një mësuese dhe një nxënëse të klasës së tetë, prindërit kanë vënë në dijeni deputetin me inicialet T.B, dhe ky person është zgjedhur si mësues në një fshat tjetër”, tha Mehmeti.

Ndërkohë Mehmeti tha se 16 mësues kanë humbur jetën si pasojë e Covid, që do të thotë se nuk janë marrë masat e duhura parandaluese.

“16 mësues kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19, pse ka ndodhur kjo te ne? Se nuk ka pasur asnjë masë mbrojtëse dhe asnjë kontroll, ju kujtohet ju që doli dhe ish-drejtoresha e ISHP-së dhe foli për kontrolle, doli dhe drejtori i policisë për spektakël, dhe asnjë masë nuk është marrë”, u shpreh më tej Mehmeti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re