Skip to content

Ndalohen vizitat e familjarëve në spitale dhe eksporti i barnave

Vizitat e familjarëve në spitale janë ndaluar për shkak të koronavirusit. Më parë vizitat kryheshin me orare, por tani do të kryhen vetëm nëse është marrë leje nga Drejtoria e Spitaleve. Po ashtu, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se do të ndalohet edhe eksporti i barnave.

 

“Kemi vendosur ndalimin e eksportit të barnave dhe mjeteve spitalore deri në urdhër të dytë. Në ambientet e infektivit ndalohet hyrja e familjarëve dhe shoqëruesve me përjahtim të rasteve kur urdhri vjen nga drejtoria spitalore”. u shpreh Manastirliu.

 

Koronavirusi në Shqipëri ka mobilizuar qeverinë. Qysh në mëngjes, u mbajt një mbledhje qeverie e dedikuar vetëm për masat që do të merren për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit. Shkollat, aktivitetet publike, kulturore, tubimet, dëgjesat publike janë pezulluar për dy javë.

 

Rama u kërkoi të rinjve që të shmangin sa më shumë klubet e natës dhe kontaktet me të moshuarit, duke qenë se janë cilësuar si grupi më i rrezikuar nga koronavirusi.