Plagosja me thikë e kryebashkiakut Fredi Kokoneshi tronditi jo pak Divjaken paraditen e kësaj të premteje.

 

Kokoneshi dhe shoferi i tij, raporton Vizion Plus,  u qëlluan me thikë pas një sherri me bashkëshortin e një doktoreshe në Polikliniken e Divjakes.

 

Policia ka ndaluar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë Orgest Xhelili, ish-specialist i IT në Bashkine Divjake..

 

Fredi Kokoneshi u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

 

Goditjen me thike ai e ka marre ne shpatull, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërsa shoferi i tij  Gazmend Bullari ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetesore, dhe aktualisht po I nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re