Arrestohet në Tiranë një efektiv i forcave Renea. Në pranga u vu 43 vjeçari  Altin Morina me detyre Shefi i stërvitjes në këtë repart. Hetimet për të kishin disa muaj që kishin nisur. Burime te sigurta nga grupi hetimor thanë për abcneës se gjatë kohës që ai është mbajtur nën vëzhgim është shoqëruar me persona të inkriminuar.

Të njëjtat burime sqarojnë se një prej tyre është person i dyshuar që ka dijeni apo lidhje me atentatin e së dielës në Don Bosco.

Ky nuk është rasti i parë ku punonjës të policisë së shtetit shoqërohen me persona të inkriminuar. Kujtojmë këtu rastin e oficerit të operacionales Jeton Lami, i arrestuar për shpërdorim detyre, me akuzën se shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit të kaluar.

Zyrtarisht policia thotë se polici i Reneas u arrestua për tre vepra penale: pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre. Mesditën e së martës Morina u kap duke lëvizur ë vetëm me një automjet audi në zonën e njohur si kodra e diellit.

Gjatë kontrrollit në makinë ju gjet një qese plasmasi brenda së cilës ndodheshin shuma prej 113 mijë eurosh, 290 mijë lekë të reja dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Oficeri i Reneas është marrë në pyetje nga kolegët e tij por nuk ka deklaruar për origjinën e parave apo se kujt i përkasin ato.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re