Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se në kuadër të masave kundër koronavirusit, bën me dije se ndalohen të gjitha lëvizjet pasagjerëve të linjave Sarandë-Korfuz dhe Korfuz-Sarandë.
Kjo Drejtori bën me dije se traget do lejohen të marrin pa kufizim kamiona dhe mallra nga Greqia me destiancion portete Shqipërisë gjithashtu do të lejohen të gjitha anijet e mallrave nga Greqia per ne Shqiperi dhe anasjelltas.
Njoftim për shtyp
Njoftim në lidhje me përditësimin e situatës për COVID-19 dhe lëvizjen e pasagjerëve nëpërmjet transportit detar për/nga Shqipëria dhe Greqia
Pas ndryshimit të situatës ne Greqi për shkak të përhapjes së COVID-19, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ju njoftojmë se nga data 14.03.2020 :
Ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve të linjave Sarandë-Korfuz dhe Korfuz-Sarande.
Të gjitha linjat e trageteve mes Greqise dhe Shqiperisë bllokohen deri ne nje urdher te dytë dhe nuk do lejohet asnjë pasagjer të udhetojë në drejtim të Shqiperisë apo ne drejtim te Greqisë.
Të gjitha linjat e transportit pasgjerëve (traget) do lejohen të marrin pa kufizim kamiona dhe mallra nga Greqia me destiancion portete Shqipërisë gjithashtu do të lejohen të gjitha anijet e mallrave nga Greqia per ne Shqiperi dhe anasjelltas.
Ekuipazhi dhe shoferët do ti nënshtrohen kontrolleve te rrepta në portet Shqiptare.
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjensitë Detare për
Linjat : Sarande-Korfuz-Sarandë Që të ndalojnë prenotimin e biletave nga portet e Sarandes dhe Korfuzit.
Të lajmërohen pasagjërët në sportelet e porteve për urdhërin e bllokimit të lëvizjes nga Greqia në drejtim të Shqipërisëdhe anasjelltas.
Thyerja e ketij urdheri nga operatorët do klasifikohet shkelje e rende dhe do ju hiqet licensa e aktivitetit te transportit nderkombetar te udhetarevë.