Autoritetet kanë vënë në pranga dy gra, të cilat janë akuzuar për vjedhjen e krijimin e një skeme mashtrimi në dëm të disa pacientëve që vinin për vizitë në spital.

Një infermiere 39 vjeçare vidhte kartat e identitetit të pacientëve e më tutje i dërgonte tek një shitëse, e cila punonte në një subjekt privat ku tregtoheshin pajisje elektroshtëpiake. Shitësja i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi me qëllim blerjen e pajisjeve në dyqanin ku punonte. Më tutje të dyja gratë në bashkëpunim me një tjetër person, shisnin pajisjet elektroshtëpiake.

Iu vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi, vihet në pranga infermierja. Në pranga edhe shitësja e një dyqani, e cila merte kredi në emër të pacientëve, për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte. Sekuestrohen pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, me vlerë rreth 40.000.000 lekë.

Finalizohet nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar operacioni policor i koduar “Elektro”. Iu vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi, vihet në pranga infermierja.

Në pranga edhe shitësja e një dyqani, e cila merte kredi në emër të pacientëve, për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte. Sekuestrohen pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, me vlerë rreth 40.000.000 lekë.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Elektro”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetaseve: E. B., 39 vjeçe dhe O. H., 32 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. H.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasja E. B., e punësuar si infermiere në spital, vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte shtetases O. H., e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake Shtetasja O.H. i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore”-njoftoi policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re