Skip to content

Ndalohet lëvizja pas orës 22:00, Policia tregon zonat ‘e blinduara’ të Tiranës

Shifrat e të infektuarve dhe humbjet e jetës nga Covid-19 mbeten akoma të larta në vendin tonë. Kjo ka bërë që Komiteti i Ekspertëve të marrë masa. Nga ora 22 deri në orën 6 të mëngjesit mbyllet vendi.

Zv.drejtori i policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu tha gjatë një lidhje live për Open se të vetmit që do lejohen të lëvizin janë ata që kanë emergjenca mjekësore si dhe personelet shëndetësore dhe efektivët e policisë.

“Përjashtohen nga ndalimi i lëvizjes ata që kanë probleme emergjente shëndetësore. Edhe në rastet e emergjencës dalja duhet të bëhet duke marrë lejë nga e-Albania. Gjithashtu përjashtohen nga kufizimi i lëvizjës policia, personeli shëndetësor”, deklaroi Ziu.

Ziu tha se në zonat problematike, policia ka shtuar patrullimet.

“Zonat më problematike janë Blloku, Don Bosko dhe Astiri. Kemi marrë masa duke shtuar patrullat e policisë në këto zona”, tha Dhimitraq Mziu.

/faxweb