Këngëtari Elton Deda ka reaguar për vendimin e qeverisë që të mbyllë lokalet e natës për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Në një postim në Facebook, artisti përdori ironinë duke dhënë sugjerimi që të fillojnë të këndojnë nga ora 8 deri në 10 që njerëzit të shijojnë kafen e mëngjesit nën melodi.
“Kevin Kaceli sapo me dha nje mendim te vyer. Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mengjesit deri ne 10. Ne kete menyre shijohet kafja e mengjesit persembari. Faleminderit te gjitheve qe do na mbeshtesni ne keto orare”, shkroi Deda.
Më parë, këngëtari Deda ka reaguar áshpër për artistët e rinj duke shprehur shqetèsimin e tij për projektet që sjellin në treg. Sipas tij, pjesa më e madhe e tyre kanë vùlgaritet në tekstet e tyre muzikore.
“Ne kemi shumë pak këngë që kanë një poezi të mirë, shumica e atyre që qarkullojnë janë tepër vùlgare. Është e fríkshme sepse kur flasim për artin, flasim për formën më të lartë të estetikës njerëzore. Shumë pak synojnë për të pasur këngët e tyre origjinale, të kompozuara për ata. Në përgjithësi këndojnë covera, hiq dy-tre prej tyre,”– tha Elton Deda duke iu referuar edhe këngës së Mozzikut që është komentuar për tekstin vulgar.
Ndër të tjera, theksoi se rënia e artistëve të kompletuar është fenomen tepër shqetèsues për muzikën shqiptare, prandaj bën thirrje që të bëhet ndryshim.
