Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati është ndaluar ditën e sotme nga pòlicia shqiptare si pasojë e një urdhër arrèsti të dërguar nga Serbia në Interpòl.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Lùftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Gucati përmes një postimi në facebook shkruan se nga burimet që ka marrë, Serbia këto ditë ka formuluar një listë të re me emrat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Kryetari i veteranëve të UÇK-së i bën thirrje shtetit shqiptar të lirojë të ndaluarin si dhe mos t’i marri parasysh urdhër arrèstet serbe në Interpòl.

Postimi i plotë: Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani sot është ndaluar nga pòlicia e Shqipërisë pasi që shteti Serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish pjestarëve të UÇK-së në Interpòl, nga burimet që kemi marrë Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjestarëve të UÇK-së, ju bëjmë apel bashklùftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera.

Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpòl nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re