Muajt prill e maj ndalojnë ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit në ujërat e ëmbla.
Në liqenin e Kukësit pavarësisht moratoriumit vijojnë të ketë individ të hedhin rrjetat në ujë.

Beqir Iseberi kryetar i Organizatës së Menaxhimit të peshkimit në liqenin e Fierzës, qarku Kukës bënë thirrje për pezullimin e këtij aktiviteti deri në fund të muajit maj, në të kundërt peshkatarët që do kapen duke gjuajtur do të ndëshkohen sipasë ligjeve në fuqi.

“Në bazë të urdhërit të ministrit janë bërë të gjitha njoftimet, edhe nëpërmjet telefonit për ndalimin e gjuetisë nga 25 prill deri më 25 maj, ndalohet edhe peshkimi. Bëhet fjalë për shtim të krapit. Më pas do të lejohet gjuetia.

Në rastet kur nuk e zbaton, do të merren masa administrative dhe deri në ndjekje penale”– u shpreh ai.

Liqeni i Kukësit pari një rënjë të madhe te nivelit të ujit në mesin e muajit mars duke ndikuar negativisht tek gjallesat e tij nonujore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re