Veshi është një ndër pjesët më delikate në trupin e njeriut dhe mund të sjellë probleme të mëdha për shëndetin, prandaj trajtimi që duhet të bëjmë ne kundrejt tij duhet të jetë i kujdesshëm.
Jo të gjitha infeksionet e veshit janë bakteriale ose kanë nevojë për mjekim. Në të shumtën e rasteve gjithçka për kurimin e dhimbjes së veshit e gjeni në shtëpinë tuaj.
Një mënyrë e mirë për të lehtësuar dhimbjen është vendosja e kompresave të ngrohta ose të ftohta afër veshit për 10 minuta me radhë. Kjo metodë është e këshillueshme edhe për fëmijë edhe për të rritur.
Bëni kujdes me pozicionin e gjumit.
Disa pozicione gjumi do ta përkeqësojnë dhimbjen tuaj, ndërsa disa të tjera do ta qetësojnë atë. Pozicioni perfekt në këtë situatë është mbajtja e veshit që dhemb në anën e sipërme përgjatë fjetjes në mënyrë që të mos bllokohet duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me jastëkun.
Gjithashtu peroksidi i hidrogjenit është një metodë efikase për ndalimin e dhimbjes në mënyrë të menjëhershme.
Një rekomandim i mirë është edhe lëngu i preshit ose qumështi i gjirit.
Në momentin që keni dhimbje veshi, një gjë shumë e rëndësishme që duhet të keni parasysh, është të mos e mbani mendjen tek veshi që ju dhemb, pasi kjo bën që ta ndjeni edhe më tepër dhimbjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko