Presidenti i ShBA-ve Donald Trump, nuk ka kursyer tonet e ashpra ndaj Administratës së Ushqimit dhe Barnave. Trump po e akuzon FDA se po e kalon nëpër burokracira procesin e aprovimit të vaksinës për Covid-19 të përgatitur nga Pfizer.

Në disa postime në Twitter, Trump i bën thirrje FDA që të ndalojë së luajturi lojëra dhe të fillojë të shpëtojë jetë.

Reagimi i presidentit amerikan vjen në një kohë kur Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar tha se miratimi i vaksinës mund të marrë edhe “nja dy ditë”.

Një panel prej 23 shkencëtarësh të pavarur votuan në favor të vaksinës të enjten dhe e rekomanduan tek FDA pas një dite bisedimesh të gjata, për të vendosur nëse vaksina është e sigurt apo jo.

Në postimin e tij, Trump e cilësoi FDA si një breshkë të ngadaltë ndërsa i bëri thirrje që “t’i aprovojnë ato dreq vaksinash tani.”

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re