Seanca e Këshillit të Sigurisë në Asamblenë e OKB që drejtohet nga Shqipëria ka nisur me debate mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit të Rusisë në OKB Vasily Nebenzya.

Rama hapi punimet e kësaj seanca duke njoftuar se në fillim do të mbajë fjalën Presidenti i Ukrainës, por kjo u kundërshtua nga ambasadori rus në OKB, i cili iu drejtua Ramës duke i thënë se Presidenca shqiptare po shkel rregullat.

Ndërkohë Rama iu përgjigj, duke i thënë se edhe kjo ka një zgjidhje: Nëse Rusia ndalon luftën atëherë edhe Zelensky nuk do të mbajë fjalim.

Pjese nga debati

Ambasadori rus në OKB: U nxituat të thoni pra u vendos, ne kemi dy pyetje: Duam t’ju pyesim mbi ç’bazë do ti jepni fjalën Presidentit të Ukrainës para se të flasin të tjerët. Pyetje e dytë që dua të bëj, mbi ç’bazë ftoni ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut në takimin e sotëm në cilësinë e kryetarit të presidencës së OSBE?

Rama: Mora synim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do të konfirmoj se të gjithë anëtarëve të këshillit u është dërguar lista që do të flasin. Do të kishte qenë e preferueshme që kjo çështje të ishte zgjidhur në nivel teknik në.

Dua t’ju kujtoj se paragrafi 33 i dokumentit presidencial i dakordësuar njëzëri shprehej kur anëtarë të rinj ftohen të flasin mund të flasin përpara anëtarëve të këshillit kur është rasti,

Ky është një vijimësi i një praktike të konsoliduar të këtij këshilli dhe është në përputhje me këshillit.

Sa i takon pyetjes së dytë kam pak vështirësi se cili është problemi. Nëse do të ishit më i qartë se cili ishte problemi do të isha i lumtur t’ju ndihmoja.

Ambasadori rus në OKB: Ne nuk besojmë që argumentet që na paraqitet janë bindëse. Dua të na shpjegoni pse i është dhënë përparësi presidentit të Ukrainës? Nëse sot ju miratoni vendime duke i rënë çekiçit atëherë presidenca shqiptare do të përballet me shkelje të praktikave të Këshillit të Sigurimit. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit i kanë

Këtu ka një shkelje flagrante sepse udhëtimi i presidentit për të ardhur dhe për të folur këtu shihet si një privilegj.

Presidenca shqiptare hapi debat të pafund mes një grupi anëtarësh. Kjo e sotmja do të jetë jo më shumë, por një spektakël. Ne nuk e kundërshtojmë pjesëmarrjen e presidentit të Ukrainës, por duhet bërë në përputhje me rregullat. Sipas rregullave është radha e atyre që janë anëtarë.

Rama: Më duhet të them se duke ardhur nga ju gjithë ky leksion i shkeljes së rregullave është një goditje mbresëlënëse.  Duke qenë se e përsëritet shumë herë shkelja këtu ka të bëjë me faktin që Presidenti Zelensky do të flasë para anëtarëve të këshillit ka një zgjidhje nëse bini dakord, ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do mbajë fjalën këtu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re