Një 31 vjeçar me banim në Vlorë ka denoncuar vjedhjen e makinës së tij tip “Audi A7” në qytetin e Durrësit.

Në dëshminë e dhënë për policinë shtetasi me iniciale F.S tha se ngjarja kishte ndodhur pranë kolegjit “Turgut Ozal” në momentin kur kishte ndaluar mjetin dhe kishte dalë jashtë për të kryer nevoja personale. Sipas policisë detaji i vetëm i dhënë nga kallëzuesi ishte se autorët kishin qenë 2 persona në total.

Njoftimi i Plotë:

Durrës

Më datë 09.06.2022, në Durrës, shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re