Me anë të një shkrese zyrtare Kuvendi i ka kthyer përgjigje KQZ se sa herë deputetët e PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat me PS.
Sipas kësaj shkrese rezulton se këto dy parti i kanë bashkuar votat 8 herë me socialistët për të miratuar programin politik të qeverisë në 16 shtator 2021 si edhe për votimin dhe miratimin e buxheteve nga viti 2021 deri në 2025.
Sipas rregullave zgjedhore, komisionerët si në komisionet e votimit dhe në grupet e numërimit ndahen mes partive parlamentare.
Përgjigjja e Kuvendit:
I nderuar zoti Komisioner
Në përgjigje të shkresës Suaj me nr. prot. 323, datë 17.1.2025 në të cilën kërkohet vënia në dispozicion e qëndrimeve të shprehura në votë të deputetëve të Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), në votëbesimin e qeverisë, ligjin e buxhetit, etj., gjatë periudhës së legjislaturës 2021-2025, Ju dërgojmë dokumentacionin arkivor si mě poshtë:-
-Procesverbalin për votimin e projektvendimit “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit Ministrave”, datë 16 shtator 2021, bashkëlidhur dhe fletët e votimit.
-Procesverbalin për votimin në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2022”, bashkëlidhur edhe fletët e votimit.
-Procesverbalin për votimin në tërësi të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2022”, bashkëlidhur edhe fletët e votimit.
-Përmbledhjen e rezultatit të votimit në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023”.
Përmbledhjen e rezultatit të votimit në tërësi të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023”.
-Votimi në parim dhe në tërësi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” për shkak të situatës se krijuar gjatë seancës plenare u zhvillua me kartonë dhe nuk disponojmě votimin individual të deputetëve. —Bashkëlidhur procesverbali i seancës plenare të datës 7 dhjetor 2023 dhe procesverbali i seancës plenare të datës 21 dhjetor 2023.
-Përmbledhjen e rezultatit të votimit në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”. Përmbledhjen e rezultatit të votimit në tërësi të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”.
DENONCIMI I IVI KASOS
Kujtojmë që Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka akuzuar kryeparlamentaren Elisa Spiropali se ka dërguar në KQZ një kërkesë në të cilën rendit partinë e Tom Doshit, PSD-në si forcë opozitare.
Sipas Kasos pas kësaj lëvizje maxhoranca ka për qëllim ti marrë opozitës një anëtarë në procesin e numërimit të votave.
Në reagimin e tij, Kaso i ka bërë thirrje kryetares së Parlamentit që të ndryshojë vendimin, në të kundër do të paditet në SPAK. “Sipas një plani të parapërgatitur për të manipuluar që në zanafillë, me çdo mjet dhe mënyrë zgjedhjet e 11 majit, në shkelje të plotë të ligjit dhe me skuthëri politike, ajo, duke përdhosur rolin e kryeparlamentares, e ka vendosur partinë e Tom Doshit në krah të opozitës së Sali Berishës. Në një përgjigje që i ka kthyer interesimit të KQZ për rreshtimin e partive në Kuvend, kryetarja e Parlamentit, që me këtë mund të quhet e sharlamentit, e paraqet Partinë Social-Demokrate, të aleatit kryesor të Edi Ramës, heroit të zgjedhjeve të lira, Tom Doshi, jo si formacion të koalicionit qeverisës, por atij opozitar. Ky është një cenim i rëndë i së vërtetës, moralit politik dhe qytetar dhe shkelje me të dyja këmbët e barazisë në zgjedhje.