Subscribe

Sezoni veror ka nisur, por ashtu si edhe vitet e shkuara për autoritetet sfida kryesore mbetet menaxhimi i hapësirave publike.

 

Në plazhin e Velipojës me metër në duar grupet e punës të bashkisë, prefekturës dhe policisë së shtetit zbarkuan prej orëve të para të mëngjesit për të bërë një monitorim të situatës.

 

Bujar Shpendi, drejtues i agjencisë kombëtare të bregdetit rajoni veriut, dhe prefektja, Majlinda Angoni, thanë se inspektime të tilla do të vijojnë gjatë gjithë sezonit.

 

BUJAR SHPENDI

AGJENSIA KOMBËTARE E BREGDETIT, RAJONI I VERIUT

Jemi në monitorim gjatë gjithë kohës. Problematika deri më tani nuk pasur.

 

MAJLINDA ANGONI

PREFEKTE E SHKODRËS

Po bëjmë një monitorim të situatës, është një proces i vazhdueshëm. Jemi të vendosur për ti shkuar këtij aksioni deri në fund.

 

Operatorët turistik përfitues të hapësirës publike për shfrytëzim janë të pakënaqur, pasi sipas tyre ndarjet janë bërë në mënyrë të gabuar.

 

Pushuesit që ishin dëshmitarë të këtij aksioni thanë se kjo nuk është koha e duhur për inspektime të tilla.

 

Pas nxjerrjes së të dhënave nga ky inspektim në terren faza e dytë e aksionit do të jetë me bllokime e sekuestrime të shezlongëve për subjektet, që gjenden me shkelje. Në Velipojë janë 65 stacione plazhi, 30 prej të cilave me kontratë 5-vjeçare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re