Skip to content

Ndarja e plazheve/ Peng i mosmarrëveshjeve mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Operatorët turistikë në Vlorë ankohen se procesi i ndarjes së plazhe, i nisur që në fillim të vitit, ende nuk ka përfunduar.

 

Edhe pse jemi në mesin e muajit qershor, ky proces ka mbetur peng i mosmarrëveshjeve mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore. Armando Mishgjoni, pronar i një hoteli në këtë qytet, tregon procedurën që ka ndjekur.

 

“Kam aplikuar në e-Albania që në shkurt, kam marrë ok prej tyre. Shkova në bashki bëra pagesën, kam dhe faturat dhe ende parcela nuk është ndarë në terren. I kam shkruar, bashkisë kryetarit Dritan Leli, s’më ka kthyer përgjigje, zv/kryeministrit Arben Ahmetaj nuk kam përgjigje, edhe kryeministrit po ashtu. Qershori po ikën dhe ende nuk di sa shezlonge do të kem në përdorim.” – u shpreh ai në një intervistë për emisionin E-ZONE.

 

Edhe kreu i operatorëve turistikë në këtë qark, Vasil Bedinaj, thotë se asnjë biznes deri më tani nuk ka një kontratë në dorë.

 

“Këtë herë si asnjë vit tjetër ka një moskoordinim mes qeverisë dhe bashkisë. Ne nuk dimë ku të drejtohemi. Asnjë biznes në Vlorë nuk ka një kontratë të lidhur. Kur do të zgjidhet ky problem se qershori po përfundon?” – shprehet Bedinaj.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë