Kreu i PD, Lulzim Basha, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për akademikun dhe profesorin Gudar Beqirajn të cilin e konsideron një pasionantë të palodhur në përpjekjet e tij mbarëkombëtare në arsim, sport dhe shkencë që shoqëria tashmë e ka humbur.

Basha shton se, emri i tij do të mbahet mend për kontribute të jashtëzakonshme në peshëngritje, promovimin e talenteve, mbështetjen ndaj kampionëve.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Mësova me hidhërim për ndarjen e papritur nga jeta të akademikut Gudar Beqirajt, profesorit, sportistit dhe njërit nga ekspertët më të njohur në fushën e informatikës dhe të statistikës. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e dashamirët e tij të shumtë.

Emri i profesor Beqirajt lidhet pazgjidhshmërisht me njeriun që pasionet e tij të mëdha, matematikën dhe sportin gjithë jetën synoi t’i kthente në vlerë për shoqërinë shqiptare. Profesor Gudari do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për sportin e peshëngritjes, promovimit dhe mbështetjes së kampionëve dhe të talentuarve të këtij sporti.

Me largimin e tij, shoqëria jonë humbi përgjithmonë një pasionant të palodhur në përpjekjet mbarëkombëtare në arsim, shkencë dhe sport. U prehtë në paqe!

Mësova me hidhërim për ndarjen e papritur nga jeta të akademikut Gudar Beqirajt, profesorit, sportistit dhe njërit nga…

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 11 mai 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re