Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktores së njohur, artistes të merituar Marika Kallamata.

Meta shkruan se ndarja e Kallamatës nga jeta është humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare.

Postimi i Ilir Metës:

Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!

Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë.

Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko