Presidenti Ilir Meta shpeh ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, Rikard Ljarja.

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta e aktorit të madh, Rikard Ljarja.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shprehet se ikja e tij është një hidhërim i madh dhe humbje e pazëvendësueshme për të gjithë brezat që u rritën dhe duartrokitën talentin e veçantë dhe personazhet e paharruara të luajtura mjeshtërisht prej Tij.

Mesazhi i Metës:

I hidhëruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, skenaristit e regjisorit të mirënjohur, Rikard Ljarja.

Pa fjalë nga dhimbja për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e Tij, për teatrin dhe kinematografinë shqipare, por për të gjithë brezat që u rritën dhe duartrokitën talentin e veçantë dhe personazhet e paharruara të luajtura mjeshtërisht prej Tij.

Si një përfaqësues tipik i një brezi idealistësh me shpirt krijues, të cilët aq shumë e deshën artin dhe Shqipërinë, ky largim në amëshim i Rikardit të madh na ka pikëlluar të gjithëve! Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ljarja, Marjetën e dashur, fëmijët, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët, dhe të gjithë artdashësit shqiptarë.

Kujtimi i Tij do të mbetet i paharruar si vetë trashëgimia e çmuar që la pas me talentin, pasionin dhe krijimtarinë e shkëlqyer!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re