Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Anastas Kristofori.

Meta shprehet në mesazhin e tij se Kristofori ishte një artist i madh dhe shumë i dashur për publikun, një nga ikonat më të shquara të Teatrit dhe Kinematografisë shqiptare.

“Humbëm sot një artist të madh dhe shumë të dashur për publikun, Anastas Kristoforin, një nga ikonat më të shquara të Teatrit dhe Kinematografisë shqiptare. Me rolet dhe portretizimet e përkryera, intepretimet origjinale dhe batutat e gjetura, figura dhe e gjithë trashëgimia e tij e vyer artistike do të mbeten të pashlyera në kujtesën e popullit dhe të artdashësve shqiptarë.
Duke ndarë dhembjen me familjen dhe kolegët e tij, u shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe.
Të prehet në paqe”, shkruan Meta.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re