Me hidhërim mora lajmin e ndarjes nga jeta të z. Fazli Veseli, babait të një prej themeluesve të UÇK-së, ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. Jeta i rezervoi z. Fazli momente të vështira gjatë përballjes me okupatorin serb, por dhe krenari për atë që familja e tij e veçanërisht djali i tij Kadri Veseli bëri për Kosovën edhe pse sot po përballet me padrejtësi që nuk kanë qenë të pakta gjatë historisë sonë. Me mendje dhe zemër jam sot pranë Kadri Veselit dhe familjes së tij, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella per humbjen e njeriut të tyre të dashur. U prehtë në paqe!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re