Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino mëngjesin e sotëm.

Basha shpreh trishtim për ndarjen e tij nga jeta, teksa thekson se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.

Mesazhi i Bashës:

Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino.

Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij.

U prehtë në paqe!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re