Presidenti i Republikës Ilir Meta shprehet i tronditur për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, i cili humbi betejën me COVID-19. Meta shkruan se është një dhembje e madhe që na ka lënë pa fjalë.

Postimi i Metës:

Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.

Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!

Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!

Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e…

Posted by Ilir Meta on Monday, March 29, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko