Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconit.
Në një postim në rrjetin social, Rama e cilëson Berlusconin si mik të mirë të shqiptarëve.
“Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë”, shrkuan Rama.
Berlusconi u nda nga jetë në moshën 86-vjeçare, në spitalin San Raffaele të Milanos, ku ndodhej i shtruar prej 4 ditësh.
Berlusconi vuante nga leuçemia kronike mielomonocitare.