Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani u nda nga jeta pak ditë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Ai ndërroi jetë parakohe në një nga spitalet e Gjermanisë, ku ndodhej i shtruar prej disa javësh.

Ndërkohë mësohet se trupi i tij do të mbërrijë në Shqipëri ditën e nesërme, dhe arkëmorti do të vendoset në sallën “Skënderbeu” te Presidenca, ku familjarët e tij do të presin vizitat dhe homazhet mga familhare, miq të Nishanit.

Ndërkohë ditën e enjte, nga ora 10-12, do të bëhen homazhet sipas protokollit të shtetit. Më pas arkëmorti do të niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm. Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID i lanë me shenja pneumonie në mushkëri.

Gjendja e tij u stabilizua për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua. Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re