Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh ngushëllimi për humbjen e diplomatit të shquar Henry Kissinger.

Në tekstin e tij, kryeministri shkruan se shkrimet e ish-sekretarit amerikan, do t’i mbeten njerëzimit si një pasuri e paçmueshme.

Ndër të tjera, ai zgjedh që ta falenderojë për kohën që Kissinger i ka kushtuar, duke i dhuruar siç thotë ai “një ndër bisedat më të bukura.”

Mesazhi i kryeministrit Rama:

LAMTUMIRË BOS💔

Librat Tuaj i mbeten njerëzimit si pasuria e paçmueshme e një eksperience dhe urtësie të rrallë, e do të jenë në dispozicion të kujtdo sot e gjithmonë, që do të dojë të aftësohet mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën; balancat mes fuqive dhe realizmin politik në ruajtjen e paqes e në projektimin e rrugëdaljeve nga konfliktet ndërshtetërore; të menduarit strategjik dhe perspektivën afatgjatë të politikës së jashtme; rolin e shkencës joekzakte të historisë dhe rëndësinë e talentit të individit kur duhen marrë vendime përballë mjegullës së të nesërmes… Mua personalisht do të më mbetet edhe mirënjohja për kohën e çmuar që më kushtuat bujarisht, duke më dhuruar një ndër bisedat më të bukura që mbaj mend.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re