Nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi dhe Kreu i Grupit të PS-së, Nikol Peleshi ka dhënë mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokat, Gerti Bogdani.
Çuçi shprehet se ky është një lajm i kobshëm, ndërsa shton se “zor të gjesh fjalë që zbusin peshën e rëndë të dhimbjes e të zemrave të bëra gur prej tronditjes”.
Nënkryetari i Kuvendit i ka shprehur ngushëllimet bashkëshortes, fëmijëve e familjarëve të ish-deputetit të PD-së.
“Lajm i kobshëm ndarja e papritur nga jeta e kolegut tonë dhe ish-deputetit, Gerti Bogdani. Zor të gjesh fjalë që zbusin peshën e rëndë të dhimbjes e të zemrave të bëra gur prej tronditjes. Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve e familjarëve të Gertit. U prehsh në paqe e dritë të pastë shpirti🙏”, shkruan nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi.
Ndërsa kreu i Grupit të PS-së shprehet se Gerti Bogdani ishte një frymëzues në politikën shqiptare.
“Tronditës lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë Gerti Bogdani. Një zë frymëzues në politikën shqiptare, në mbështetje të të rinjve dhe profesionistëve.
U prehsh në paqe, Gerti! 🕊️🕯️”, shkroi Peleshi.