Drejtuesi i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta në moshën 78-vjeçare të ish-deputetit të PD, Ahmet Osman Osja.

Basha shkruan në mesazhin e tij se ish-deputeti Osja “ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën, duke u renditur në radhën e parë të atyre që me lëvizjen demokratike u ngritën për rikthimin e lirisë”.

“Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputeti i Partisë Demokratike në legjislaturën 1992-1996, që ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën, duke u renditur në radhën e parë të atyre që me lëvizjen demokratike u ngritën për rikthimin e lirisë.

Kontributi i tij qytetar, politik dhe intelektual do të mbetet i pashlyeshëm dhe frymëzues për të gjithë ne.

Në këtë ditë të vështirë i jam pranë familjes, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

1/2 Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputeti i @pdshqiperi në legjislaturën 1992-1996, që ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën, duke u renditur në radhën e parë të atyre që me lëvizjen demokratike u ngritën për rikthimin e lirisë pic.twitter.com/fnvLSQXjVc

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 2, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re