Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarje nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm të Republikës së Çekisë, Karel Schwarzenberg.

Në një reagim në “X”, kreu i shtetit shprehet se Schwarzenberg po lë një zbrazëti të thellë në politikën dhe shoqërinë evropiane.

“Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për kontributin e tij në njohjen e Kosovës”, shkruan Begaj.

Karel Schwarzenberg, njëri prej figurave kryesore të vendit në kohën pas komunizmit, ka vdekur të dielën (12 tetor) në moshën 85-vjeçare.

Ai e kishte mbështetur pavarësinë e Kosovës edhe para se ajo të shpallej nga Prishtina zyrtare në shkurt 2008, ndërsa ishte ministër i Jashtëm kur Çekia e njohu atë në maj 2008.

Schwarzenberg kishte shërbyer dy herë si ministër i Jashtëm i Çekisë mes viteve 2007 dhe 2013 dhe në Kosovë shihej si një mik i vendit.

Në janar të vitit 2008, një muaj para së Kosova të shpallej e pavarur, Schwarzenberg kishte thënë se “në një kohë të duhur Çekia do ta përkrahë deklaratën e pavarësisë së Kosovës”.

Reagimi i Begajt

Vdekja e Karel Schëarzenberg lë një zbrazëti të thellë në politikën dhe shoqërinë evropiane. Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për kontributin e tij në njohjen e Kosovës. Ngushëllime të përzemërta popullit çek dhe Presidentit Petr Pavel.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re