Deputeti Dashamir Shehi ka kërkuar nga kolegët e tij në Kuvend të kujtojnë në seancë ish kryebashkiakun e Tiranës, Tomorr Malasi i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Shehi tha se Shqipëria i ka akoma disa burra që nuk janë bërë pis dhe ia vlen të kujtohen në këto kohë milionash.

“I kujtoj kolegëve deputetë që para pak ditësh vdiq një kolegu jonë një burrë i nderuar, Tomorr Malasi. Ka qenë kryetar i parë i bashkisë pluraliste të Tiranës që u nis 33 vite më parë për të bërë një Tiranë më të mirë.

Vdiq te apartamenti i vet i kohës së Enver Hoxhës. Shqipëria i ka akoma disa burra që nuk janë bërë pis dhe ia vlen t’i kujtosh në këto kohë milionash”, tha Shehi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re