Skip to content

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës, Rama mesazh ngushëllimi: Humbëm një shqiptar të mirë dhe politikan të rafinuar

Progetto senza titolo 26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi, duke shprehur ngushëllimet e tij për këtë humbje të madhe për Kosovën dhe kombin shqiptar.

“U prehsh në paqe. Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe Kosovës për humbjen e një shqiptari të mirë, politikani të rafinuar e njeriu të ndjeshëm si Bujar Bukoshi,” shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Bujar Bukoshi ndërroi jetë sot në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Ai lindi më 13 maj 1947 në Suharekë dhe u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Beogradit. Pas përfundimit të studimeve, punoi si mjek në vendlindjen e tij.

Bukoshi ishte një ndër figurat kyçe të historisë politike të Kosovës. Ai ishte një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në ekzil nga viti 1991 deri në vitin 2000. Më vonë, ai shërbeu si zëvendëskryeministër në kabinetin e dytë të Hashim Thaçit nga viti 2011 deri në vitin 2014.