Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani.

 

Përmes një reagimi në facebook, Sejdiu ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe miqtë.

 

Sejdiu shkruan se Nishani la gjurmë të pashlyeshme në sfidat e shumta që kishte vendi.

 

“Prehu i qetë i dashur PresidentE morra më pikëllim të thellë lajmim për vdekjen e hershme të Presidentit Bujar Nishani.Kjo është një humbje e madhe për familjen, miqtë e bashkëpunëtorët dhe shtetin shqiptar.Ishte një personalitet i veçuar dhe jashtëzakonisht mirë i ndërtuar në profesionin që kishte zgjedhur atë të usharakut dhe me vonë të liderit të urtë të Shqipërisë.Si President i vendit ai la gjurmë të mira dhe të pashlyeshme duke u përballur me sukses me sfidat e shumta që i kishte vendi.Kam pasur nderin që ta takoj disa herë dhe të këmbejmë mendime për shumë çështje të rëndësishne.Familja e tij krahas dhembjes që e ka, duhet të ndjehet krenare për personalitetin, jetën dhe veprën e tij.Nga thellësia e shpirtit ju shprehë ngushëllimet e mia!Prehu i qetë President i dashur!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re