Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit grek Karolos Papulias.

Nëpërmjet një mesazhi në ‘Facebook’ Meta shprehet se Papulias ka luajtur një rol historik në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ndërsa shton se do të mbetet i paharruar respekti dhe përzemërsia e tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Greqisë, Karolos Papulias.

Vlerësim të madh për rolin historik dhe kontributin e Tij të çmuar në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe për frymën konstruktive dhe vullnetin e sinqertë të dëshmuar për rivendosjen e urave dhe frymës së bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy popujve tanë.

Për mua do të mbeten të paharruara takimet me të dhe sidomos respekti dhe përzemërsia e Tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

Ngushëllime familjes, autoriteteve dhe kombit grek për humbjen e këtij personaliteti të madh, që kontribuoi në rivendosjen e demokracisë dhe progresin e vendit të Tij”, shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re