Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta të udhëheqësit historik të CDU-së në Gjermani, Dr. Wolfgang Schäuble.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook ministri Balla deklaron se Schäuble ka qenë një dashamirës i madh i Shqipërisë.

Lexo edhe :Related Posts

“Kam patur mundësinë të takohem me zotin Schäuble disa herë gjatë kohës kur ai ishte President i Bundestagut dhe të kuptoj pa asnjë dyshim dashamirësinë e tij ndaj vendit tonë”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i ministrit Balla:

Gjermania ka humbur sot Dr. Wolfgang Schäuble një politikan kalibri me një karrierë gjysëm shekullore si deputet, ministër dhe President i Bundestagut. Si Ministër i Brendshëm i Gjermanisë Perëndimore ai nënshkroi në Gusht 1990 Traktatin e Bashkimit të Gjermanisë. Nëntë ditë pasi Gjermania u bashkua formalisht, ai u bë shënjestër e një atentati me armë gjatë një aktiviteti elektoral, prej të cilit iu desh të përdorte karrocën me rrota përgjithmonë, por kjo nuk e pengoi aspak të vijonte angazhimet e tij politike për të drejtuar më vonë edhe Unionin Kristian Demokrat, CDU. Kam patur mundësinë të takohem me zotin Schäuble disa herë gjatë kohës kur ai ishte President i Bundestagut dhe të kuptoj pa asnjë dyshim dashamirësinë e tij ndaj vendit tonë.

U prehsh në paqe mik i Shqipërisë! /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re