Skip to content

Ndarja nga jeta e ish-zv.presidentit të SHBA, Berisha mban një minutë heshtje në konferencën me gazetarët: Mik i shquar!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një minutë heshtje në nder të Dick Cheney, ish-zëvendëspresidentit të SHBA-ve, i cili ndërroi jetë sot.

Teksa fliste në një konferencë për mediat, Berisha u pyet për zyrtarin e lartë amerikan, ndërsa ai vlerësoi kontributin e shquar të ish-zëvendëspresidentit për vendin tonë.

“Ishte një mik i shquar dhe mbështeti presidentit Bush në vendimin e tij për pavarësinë e Shqipërisë. Lidhur me dhurata e çmuara nuk i kam bërë kurrë dhuratë të çmuar. Në vitin 92 jam pritur në Bachkigham Hallas mora një shpat të qëndisur në pazarin artizanal të Krujës. Ajo kushtonte 90 dollarë. Një deputet Laburist, komunist, ekstremist ngriti një komision se unë morra një shpatë me gurë të çmuar dhe i solla mbretëshës Elizabeth, por ai ishte një zv.president i nderuar që mbështeti pavarësinë e Kosovës”, tha ai.