Presidenti Ilir Meta ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit francez Jacques Chirac.
Në një postim në Twitter, Meta duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm në politikën franceze dhe europiane të Chirac, thekson se ai qe një sovranist I peapur dhe se do të kujtohet nga shqiptarët për angazhimin e dhënë në luftën e Kosovës.
“Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit francez Jacques Chirac. Ai qe një sovranist i paepur, me kontribut të jashtëzakonshëm në politikën franceze dhe europiane. Shqiptarët do ta kujtojnë përherë me nderim për angazhimin personal në radhitjen e Francës përkrah aleatëve për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë. Ngushëllime të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë popullit francez për këtë humbje!”
#JacquesChirac 🇫🇷#Shqiptarët🇦🇱 do ta kujtojnë përherë me #nderim për angazhimin personal në radhitjen e #Francës🇫🇷 përkrah aleatëve për t’i dhënë fund genocidit në #Kosovë🇽🇰. #Ngushëllime të ndjera #familjes, #miqve dhe të gjithë #popullit #francez për këtë humbje! pic.twitter.com/cNb0K052Gt
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) September 26, 2019