Presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta kirurgut Flamur Tartari.
 
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta, shkruan se Tartari ia kushtoi gjithë jetën detyrës fisnike. Sipas tij kontributi i kirurgut në fushën e mjekësisë spikat dhe me botimin e një sërë veprave të rëndësishme kushtuar shkencës së urologjisë.
 
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të mjekut të shquar dhe të devotshëm, kirurgut Flamur Tartari, intelektualit aktiv dhe të pashkëputur për asnjë çast nga detyra fisnike së cilës i kushtoi gjithë jetën, me humanizëm, modesti e dashuri. Kontributi i tij në fushën e mjekësisë spikat dhe me botimin e një sërë veprave të rëndësishme kushtuar shkencës së urologjisë dhe njerëzve të shquar të humanizmit dhe të mjekësisë shqiptare. Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij mjeku të veçantë, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij e njëkohësisht gjithë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të të ndjerit Tartari.
Iu prehtë shpirti në paqe!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re