Presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të parlamentit të Kosovës, Kolë Berisha.

Me një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh ngushëllimet familjarëve duke shprehur vlerësimet më të mëdha për ish-deputetin.

Postimi i plotë:

Me hidhërim mora lajmin për largimin nga jeta të z.Kolë Berisha, politikanit të urtë dhe vizionar të Kosovës, deputet në disa legjislatura dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova.

Është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella!

Aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare, angazhimin jetësor të Kolë Berishës nuk e ndalën as persekutimet dhe burgosjet, për të spikatur si ish-Kryetar Kuvendi dhe ish-deputet, me kontributin e tij përherë të respektuar për konsolidimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.

Urtësia, veprimet e matura dhe të mençura politike të Bacës Kolë do të kujtohen gjithmonë me nderim! Të prehet në paqe!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re