Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakoshme të kreut të PD në Sarandë Hariz Mema. Meta shkruan se Hariz Mema ishte një personalitet i përkushtuar për paqen dhe begatinë e komunitetit. Ai u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe demokratëve të Sarandës.

“Me hidhërim të madh u informova për vdekjen e dhembshme të Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Sarandës, Hariz Mema, një personalitet i përkushtuar për paqen dhe begatinë e komunitetit.

Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të gjithë demokratët e Sarandës e mbarë Shqipërisë. Zoti ju dhëntë forcë për përballimin e dhembjes për këtë humbje të pazëvendësueshme!”, shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re