Skip to content

Ndarja nga jeta e Maks Velos, Meta: Zëri i Tij kritik do t’i mungojë mbrojtjes së interesit publik

Opera Snapshot 2020 05 07 182251 www.facebook.com

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Maks Velos. Përmes një statusi në Facebook, kreu i shtetit thekson se “Maks Velo dhe zëri i Tij kritik do t’i mungojë në veçanti mbrojtjes së interesit publik në këtë periudhë të brishtë institucionale dhe demokratike”

Teksa u shpreh ngushëllime të familjarëve, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve presidenti e quan lajm të trishtueshëm ndarjen nga jeta të Maks Velos.

“Si një prej figurave më novatore të artit shqiptar, simbol i antikonformizmit dhe lirisë së mendimit, piktor e arkitekt i shquar që luftonte pakompromis transformimet e shfrenuara urbane, intelektual aktiv që jetoi dy epoka duke provuar vuajtjet e burgjeve të diktaturës, shkrimtar e studiues i njohur, kjo ikje e Tij le pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare. Ngushëllime të afërmve, bashkëpunëtorëve, miqve e dashamirësve të shumtë!“, shkruan Meta.

Maks Velo u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje  e rëndë.