Ndarja nga jeta e “Artistit të Popullit” Mirush Kabashi, ishte lajmi më i trishtë i mëngjesit të së martës.

 

Për të folur për trashëgiminë e madhe që la jo vetëm në art dhe televizion, por edhe për mesazhet pozitive që përçonte si njeri, si qytetar, si intelektual, në një lidhje me “SKYPE” për emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ka folur një nga bashkëpuntoret e tij më të vjetra, Aishe Stari.

 

Aktorja ka treguar se lajmi për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashi i ka ardhur i papritur, pasi sipas saj Mirush Kabashi ishte një njeri shumë pozitiv.

Pjesë nga biseda:

 

Brikena Prifti: Si e pritët lajmin për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit?

 

Aishe Stari: Nuk është e lehtë të kesh një lajm të tillë për një shok, për një koleg, për një artist të madh. Kur e mora vesha lajmin isha duke u kthyer për në shtëpi, më erdhi shumë i papritur.

 

Brikena Prifti: Duket se edhe ai vetë ka qenë shpresë plotë, ka patur besim se do t’i rikthehej studiove televizive.

 

Aishe Stari: Mirushi në përgjithsëi ka qenë tip optimist, e donte jetën, ishte shumë aktiv që ta plotësonte jetën e vet në të gjitha drejtimet. Mirushi edhe kohët e fundit kur e takuam asnjëherë nuk fliste për sëmundjen, fliste gjithmonë shumë mirë. Jeta të rezervon gjëra. Askush nuk do ta besojë atë që i ndodhi Mirushit.

 

Brikena Prifti: Kur e keni patur takimin e fundit me të?

 

Aishe Stari: Nuk e mbaj mend tamam, pasi Mirushi vinte çdo javë në Durrës, e kishte si rracion për të ardhur. Kështu që çdo javë Mirushin e kisha këtu edhe takoheshim. Mirushi ishte gjithmonë prezent.

 

Brikena Prifti: Cilat ishin bisedat më të shpeshta që bënit?

 

Aishe Stari: Mirushi ishte shumë gazmor, i pëlqente shumë humori dhe bënin batuta. Edhe në 80 vjetorin tim më soli një buqetë shumë të bukur, edhe fjalimin e e bëri në mënyrë të tilë që më bënte komplimenta. Ai ishte më i vogël se unë dhe po bënte një fjalim të tillë sikur i kishte mbetur peng diçka pa më thënë. Unë e dëgjova e dëgjova dhe në fund fare i thashë, po pse more Mirush tani thuhen këto fjalë.

/Vzionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re