Mëngjesin e sotëm u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare artisti i mirënjohur Mirush Kabashi.

 

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social, teksa ka ndarë një foto të aktorit shkruan: “LAMTUMIRË MIRUSH”.

 

Për ndarjen nga jeta të aktorit ka reagur edhe presidenti Bajram Begaj.

 

“Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi!

 

Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi!”, shkruan Begaj.

 

Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit e ka bërë familja e tij.

 

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesënate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

 

Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re