Pasditen e sotme humbi jetën doktori i njohur Prof. Isuf Kalo,  pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Kalo ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare, ndërsa të shumtë ka qenë figurat publike që shpërndarë mesazhe ngushëllimi.

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla është e fundit që ka shpërndarë një mesazh , ku shkruan se Kalo ishte pedagogu që mësoi, formoi dhe edukoi dhjetra breza mjekësh.

Mesazhi i plotë:

“Profesor Isuf Kalo, bashkëthemelues i shërbimit të diabetologjisë dhe endokrinogjisë në mjekësinë shqiptare; pedagogu që mësoi, formoi dhe edukoi dhjetra breza mjekësh; profesionisti që konfirmoi kapacitetet shqiptare në hartimin e politikave shëndetësore në nivel ndërkombëtar; mjeku i përkushtuar dhe njeriu i respektuar për të gjithë që e njohën, u nda nga jeta!

Pushofsh në paqe, profesor!”, shkruan znj. Nikolla.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re