Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta parakohe të mjekut dhe profesorit Arjan Pushi për shkak të COVID-19.

Në një postim në “Twitter”, ambasadorja Kim shkruan se dr. Arjan Pushi e dha jetën ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai e dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero!”, shkruan Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re